Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov, në një brifing për gazetarë prezanton ligjet nga agjenda reformuese, me theks te ato që kanë afat miratimi deri në qershor.

Filkov tha se ligji shumë i pritur për Këshillin Gjyqësor është gati dhe se sot do të mbahet një takim me përfaqësues nga grupi punues i Komisionit të Venecias që po e vlerëson ligjin.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Sipas Filkovit, ai do të dorëzohet në Kuvend deri në fund të qershorit.

Ndërsa ligji për Prokurorinë Publike ka afat deri në dhjetor, po ashtu si edhe ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë.