Liverpooli pritet shumë shpejt të zyrtarizojë transferimin e Florian Wirtz nga Bayer Leverkuseni, pasi tashmë ylli gjerman ka kompletuar testet mjekësore.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Wirtz po finalizon transferimin e tij te Liverpooli në këto momente.
“Florian Wirtz ka përfunduar me sukses vizitat mjekësore te Liverpooli!”, ka shkruar fillimisht Romano në profilin e tij në “X”.
“Kontrata deri në qershor 2030 po nënshkruhet tani me Wirtz që pritet të prezantohet si nënshkrimi i ri rekord i klubit…”.
“…ja ku jemi, e konfirmuar”, ka përfunduar shkrimin e tij italiani.
Liverpooli do të paguajë një tarifë rekord britanike prej 116 milionë funtesh për Wirtz, e cila përfshin një tarifë bazë prej 100 milionë funtesh dhe 16 milionë funte në bonuse.