Kryeparlamentari i RMV-së, Afrim Gashi i ka quajtur shpifje shkrimet nëpër portale për shkarkimin e tij eventual.
Ai theksoi se në VLEN ka unitet dhe se po vijojnë përgatitjet për zgjedhje lokale.
“Jo, relacionet brenda VLEN-it në bazë të informacioneve të mija janë të shkëlqyeshme, jashtëzakonisht të mira, punohet në një ambient shumë pozitiv, konstruktiv, përgatiten për zgjedhjet lokale. Krejt këto që i thatë janë pjesë e shpifjeve, spineve, politikës ditore në të cilën nuk dua të përfshihem”, deklaroi Gashi.