Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, u rrit në 55.637, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, u dhanë informacionet më të fundit mbi viktimat dhe të plagosurit në sulmet e vazhdueshme izraelite.

Njoftohet se 144 persona janë vrarë dhe 560 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza në 24 orët e fundit.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Gjithashtu thuhet se 5.334 palestinezë u vranë dhe 17.839 të tjerë u plagosën në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 18 marsi, duke shkelur armëpushimin e rënë dakord më 19 janar në Gaza.

Raportohet se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, është rritur në 55.637 ndërsa numri i të plagosurve në 129.880.

Ende ka edhe mijëra të vdekur nën rrënojat në Rripin e Gazës.