Një person u gjet pa shenja jete të dielën në Leposaviq.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 13:40 dhe u iniciua si “Hetim i vdekjes”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Leposaviq 01.06.2025-13:40. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.