Një person është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 7:15.
Tutje thuhet se rasti është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.