Teksa ka ende shumë paqartësi mbi marrëdhënien e tyre, një moment i papritur ka ngritur në këmbë publikun në koncertin e fundit të Gjesti-t.
Artisti ka pranuar një bluzë dhuratë nga fansat, ku ishte printuar një foto e tij me Eglin. Turma e pranishme filloi të brohoriste në kor: “Puthe, puthe!”
Gjesti u mendua për pak çaste dhe u shpreh: “Duhet me ndjenja…”, përpara se ta puthte foton në bluzë – një veprim që elektrizoi skenën dhe nxiti ovacione të fuqishme nga të pranishmit.
Ky gjest ka lënë të nënkuptohet se ndjenjat mes tij dhe Eglit mund të mos jenë shuar plotësisht…