Gjykata e Prishtinës miraton kërkesën e Prokurorisë – Valon Sylës i ndalohet afrimi me personin ose vendin e caktuar

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar gazetarit Valon Syla masën e ndalimit të afrimit vendit apo personit të caktuar.
Caktimin e masës së sigurisë e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Në deklarimin e saj të dytë, viktima ka konfirmuar pretendimet fillestare, ndërsa dëshmitarja, motra e saj E.N., 24 vjeçare, ka dorëzuar video-incizime të momentit të incidentit, të cilat do të përdoren si provë në rastin penal.