Ministri për Çështje Evropiane dhe Koordinatori nacional për IPA (NIPAK), këtë mëngjes realizoi takim me përfaqësuesit e Gjykatës Evropiane të Auditorëve, Bertran Tangi dhe Erik Kotlarik, në kuadër të misionit të tyre auditues për vlerësimin e suksesit të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF)
Në fokusin e diskutimeve ishte koordinimi në sektorin e transportit në kuadër të WBIF-së, si dhe konteksti më i gjerë institucional dhe operativ për implementimin e projekteve të mbështetura përmes këtij instrumenti. Ministri Murtezani theksoi rëndësinë e WBIF-it si mekanizëm strategjik i cili mundëson investime në sektorë kyç siç janë transporti, energjia, mjedisi jetësor, shëndetësia dhe arsimi, por edhe si mjet që do të mundësojë shfrytëzimin e mjeteve që BE-ja do t’i ndajë për implementimin e reformave në kuadër të Agjendës reformuese 2024–2027 dhe Instrumentit për rritje dhe reforma
Gjatë bisedimeve u potencua nevoja për thjeshtim të mëtejshëm të procedurave, rritjen e transparencës dhe qartësisë lidhur me rolet e institucioneve financiare ndërkombëtare, si dhe përforcimi i kapaciteteve të zyrës së NIPAK-ut, veçanërisht në pjesën e monitorimit dhe koordinimit. Gjithashtu u potenucua se për shfrytëzimin e suksesshëm të mjeteve të disponueshme deri në fund të vitit 2027, do të jetë me rëndësi esenciale përgatitja e projekteve në kohë dhe harmonizimi i tyre me prioritetet reformuese.
Ministri Murtezani e konfirmoi përkushtimin e Qeverisë për udhëheqje efektiv me investimet e mbështetura nga instrumenti Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor, e cila paraqet nismë të përbashkët të Komisionit Evropian, donatorëve bilateralë dhe institucioneve financiare ndërkombëtare. Ministri Murtezani u shpreh se Maqedonia e Veriut mbetet partner konstruktiv në proceset e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian, me përkushtim ndaj krijimit të kornizës të parashikueshme dhe strategjike për shfrytëzimin e fondeve të BE-së.
Takimi me ministrin për Çështje Evropiane dhe Koordinatorin Nacional për IPA (NIPAK), Orhan Murtezani, është i pari nga një sërë takimesh që ekipi i auditimit do t’i realizojë këtë javë me institucionet përkatëse në rrjedhën e misionit të tyre në vendin tonë.