Më 15.06.2025 rreth orës 21 në Stacionin Policor Prilep ishte denoncuar se në rrugën rajonale Prilep-Manastir, automjeti i pasagjerëve “Reno” me targa regjistrimi të Prilepit, i drejtuar nga T.D. (51) nga f. Galiçan, rrethi i Prilepit, ka goditur M.B. (49) nga Prilepi, i cili po shtynte biçikletën. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi M.B., të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit, ku më pas ndërroi jetë pas lëndimeve të marra. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa këqyrjen e kreu ekipi i NJPB Prilep dhe prokurorit publik, me urdhër të të cilit, trupi i të ndjerit u dha për autopsi.TS