Nëse bankat nuk i ulin provizionet që qytetarët i paguajnë për shërbimet bankare, Banka Popullore do të ndërmarrë masa për t’i ulur ose për t’i shfuqizuar, për të arritur nivelin e BE-së, prej nga janë pjesa më e madhe e pronarëve të bankave maqedonase.

ÇFARË PAGUAJNË QYTETARËT

SHËRBIMI GJENDJA/PROPOZIMI
Mirëmbajtja e llogarive për kompanitë Shpenzim i lartë, të ulet
Shërbime bankare elektronike dhe mobile Të shfuqizohet kompensimi
Pagesa të brendshme në suaza të bankës Të jenë falas
Pagesa ndërbankare (MIPS, KIBS) Dukshëm të ulen
Marrja e mjeteve kesh në bankomatë të huaj Të ulet, tarifë fikse e ulët
Pranimi i kartelave te tregtarët Të ulen provizionet
Guvernatori i ri, Trajko Slaveski, megjithëse fillimisht gjatë takimit me Shoqatën Bankare të Maqedonisë iu drejtua bankave me ton të ëmbël dhe theksoi pritjet për bashkëpunim, pasi dëgjoi qëndrimin e Shoqatës se nuk është aq e lehtë të ulen provizionet, ai haptazi kërcënoi me rregullativë nëse në afat sa më të shkurtër, nuk e rishikojnë nivelin e tarifave për kryerjen e pagesave për qytetarët dhe kompanitë dhe t’i vendosin ato në nivel të arsyeshëm.

“Mendoj, ndjekim dhe parametra. Theksuam praktikat ndërkombëtare, theksojmë se cili do të ishte interesi nga e gjithë kjo, por theksojmë edhe diçka tjetër. Nëse çmimet e rrymës, gazit natyror, furnizimit me ujë, shërbimeve telekomunikuese, siç thash janë rregulluar, ashtu do të rregullohen nga vjeshta edhe çmimet e shërbimeve pagesore”, tha Trajko Sllaveski, guvernator IiBankës Popullore.

" "

Argumentet e Guvernatorit janë se bankat janë ekstra fitimprurëse, tregojnë të dhënat për kthimin e kapitalit vetanak prej 20%.

-TË ARDHURAT NGA PROVIZIONET MARRIN PJESË ME RRETH 18% NË TË ARDHURAT NETO TË PËRGJITHSHME TË BANKAVE

-KTHIMI MBI KAPITALIN VETANAK (ROE) MESATARISHT ËSHTË RRETH 20%, NDËRSA TE DISA BANKA EDHE MË SHUMË

-KJO ËSHTË DUKSHËM MË SHUMË SE MESATARJA NË SEKTORËT E TJERË TË EKONOMISË SË MAQEDONISË, GJË QË E BËN SEKTORIN BANKAR JASHTËZAKONISHT FITIMPRURËS.

Por, nga Shoqata Bankare e Maqedonisë thonë se ndryshe është situata në BE e tjetër është tek ne.

“Të gjithë e dimë se kemi shpenzime serioze në Maqedoni për kuadrin në industrinë e IT-së, shpenzime të mëdha në segmentin e punës me kartela drejt ofruesve të huaj dhe pikërisht për këtë arsye, një nga përpjekjet tona është që gjithçka që mund të bëhet në Maqedoni, të bëhet në Maqedoni me burime tona, në mënyrë që t’u ofrojmë klientëve tanë çmime më të favorshme”, theksoi Maja Shterieva, kryetare e Shoqatës bankare të Maqedonisë.

Megjithatë, Banka Popullore u ofroi bankave të ulë provizionet që ato i paguajnë ndaj saj për përdorimin e sistemit MIPS, me shpresë se bankat do ta transferojnë këtë ulje te përdoruesit.

TRAJKO SLAVESKI, GUVERNATOR I BANKËS POPULLORE
-Sot vijmë me ofertë për bankat: Banka Popullore të bëjë hapin e parë duke ulur tarifat që bankat i paguajnë ndaj Bankës Popullore për përdorimin e shërbimeve të MIPS, siç janë kompensimet në lidhje me pagesat e brendshme. Presim që edhe bankat, në një afat sa më të shkurtër, ta rishikojnë nivelin e tarifave për kryerjen e pagesave për qytetarët dhe kompanitë, dhe ta vendosin atë në nivel të arsyeshëm.

Nga Shoqata Bankare e Maqedonisë thonë se vendimet për nivelin e provizioneve merren individualisht nga çdo bankë dhe se ata nuk kanë mekanizëm për ulje kolektive të çmimeve. Shtojnë se procesi do të jetë i gjatë dhe se do të analizohen kostot para ndonjë ndryshimi eventual. Sllaveski i paralajmëroi bankat që as të mos mendojnë të merren vesh mes tyre për nivelin e provizioneve, sepse do të përballen me Komisionin Antimonopol.