Vende anembanë botës po futin taksa të reja për të rritur të ardhurat, për të mbrojtur trashëgiminë kulturore nga mbiturizmi ose për të menaxhuar më mirë numrin e turistëve, dhe këtë vit Greqia u është bashkuar atyre.

Tarifa për apartamentet është rritur në 2.5 euro në ditë, ndërsa çmimi është edhe më i lartë për hotelet.

Vitin e kaluar, për apartamentet, ku qëndron numri më i madh i njerëzve, ne paguanim 0.5 euro në ditë për apartament. Këtë vit, kjo tarifë është rritur në 2.5 euro në ditë. Ngjashëm, tarifat e hoteleve janë rritur dhe variojnë nga 2 deri në 15 euro në ditë, varësisht nga kategoria e hotelit. “Tarifat paguhen për të gjithë objektin, jo për person.”

Taksi edhe në ishuj

Taksat në disa ishuj turistikë, si Santorini dhe Mykonos, janë rritur gjithashtu për të kufizuar numrin e turistëve.

Çmimet e biletave në vendet arkeologjike janë rritur gjithashtu, të gjitha me qëllim rregullimin e numrit të vizitorëve dhe zvogëlimin e ndikimit në popullsinë lokale.

Gjoba deri në disa mijëra euro për kamping pranë plazheve

Që nga ky vit, është miratuar një ligj i ri që ndalon rreptësisht kampingun në çdo vend pranë plazheve. Gjobat për shkelësit e këtij ligji variojnë nga disa mijëra euro, dhe kontrollet do të jenë të rrepta.

Kontrollet e trafikut do të forcohen gjithashtu, veçanërisht në veri të Greqisë.

Këtë vit, priten kontrolle më të rrepta të shpejtësisë, pajisje të detyrueshme në automjete dhe përdorimi i rripave të sigurimit.

Shumat e taksave të reja në Greqi

Shuma e taksës varet nga lloji i akomodimit dhe koha e vitit, dhe gjatë sezonit kryesor turistik, taksa e ngarkuar për natë do të jetë:

-Hotele dhe apartamente 1-2 yje: 2 euro
-Hotele 3 yje: 5 euro
-Hotele 4 yje: 10 euro
-Hotele 5 yje: 15 euro
-Akomodim i pavarur, përmes platformave si Airbnb: 8 euro
-Shtëpi dhe vila më të mëdha se 80 m²: 10 euro

Jashtë sezonit (nëntor – mars), sasitë janë dukshëm më të ulëta:

-Hotele 1-2 yje: 0.50 euro
-Hotele 3 yje: 1.50 euro
-Hotele 4 yje: 3 euro
-Hotele 5 yje: 4 euro
-Apartamente dhe dhoma: 0.50 euro
-Shtëpi dhe vila: 4 euro

Taksa llogaritet për dhomë ose njësi akomodimi, jo për person, që do të thotë se familjet dhe grupet më të mëdha mund t’ia dalin më mirë.