Guvernatori i ri: Nuk është turp të bëni punë shtesë për pagë minimale, edhe unë kam punuar në supermarket në ShBA

Guvernatori i ri i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski në emisionin “Biznis 21” në TV21 potencoi se është shtrembëruar vlera e pagës minimale.
Sipas tij, ajo nuk ka garantuar se mund të mbajë një familje katër anëtarësh.
“E kemi shtrembëruar vlerën e pagës minimale. Në botë ajo nuk garanton se mund të mbajë një familje katër anëtarësh. Unë kam punuar për pagë minimale në ShBA, në Boston, në supermarket derisa kam studiuar. Dihet se çfarë standardi mund të siguroni me të dhe ata që marrin pagë minimale punojnë nga 2-3 punë. Do të porosisja që në një periudhë të caktuar të jetës, ajo nuk është turp, si punë shtesë mund të punohet për pagë minimale, por mundohuni ndonjëherë më shumë, sipas kualifikimeve të juaja, që të mos ndodheni në situatë që të kërkoni pagë minimale”, tha Sllaveski.