Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, nga tubimi në Gostivar u shpreh se ish-partnerët nga VLEN kanë treguar mosmirënjohje, edhe pse falë Arben Taravarit janë në pushtet.

“Edhe disa ish-shokë që janë bërë zyrtarë falë Taravarit sot na sulmojnë. Nuk kanë vizion të përbashkët politik. Paramendoni të flasësh me ta për çështje kombëtare. Janë në huti të plotë. Aktiviteti i tyre politik është si shumëzimi me zero. Ja për shembull: 20-30 punësime te maqedonasit, zero te shqiptarët”, deklaroi Snopçe.

Ai shtoi se koalicioni VLEN para një viti fliste për ndryshime kushtetuese dhe largimin e 20%, por sot janë zhgënjim.

“Tash mbështeten te votat e VMRO-së. Në tetor, ato vota do të shumëzohen me zero. Do ta kuptojnë se do të mbesin pa asnjë kryetar komune”, tha Snopçe.

Ai ftoi ish-bashkëpartiakët të kandidojnë për kryetarë komunash që, siç tha, ta shohin vetë rezultatin.
FJALIMI: https://www.transfernow.net/en/bld?utm_source=20250626JRlPu4L2

***

Blerant Ramadani: Dalja nga qeveria ishte akt kombëtar për dinjitetin e votuesve shqiptarë

Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Blerant Ramadani, tha në Gostivar se largimi nga qeveria ishte një akt për të rikthyer dinjitetin e votuesit shqiptar.

“Dalja nga Qeveria nuk ishte lëvizje partiake, por iniciativë kombëtare. Kur e respektojmë votuesin tonë, respektojmë çdo komunitet. Po ashtu, çështja evropiane nuk duhet të harrohet – duhet ta rikthejmë si prioritet shtetëror”, theksoi Ramadani.
FJALIMI: https://www.transfernow.net/dl/202506269SRw33B8

***

Valbon Limani paralajmëron fitore në Gostivar: Në tetor do të festojmë së bashku!

Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe anëtari i Kryesisë Qendrore të ASH-së, Valbon Limani, paralajmëroi fitore në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor.

“Me ju do të festojmë në Gostivar dhe ASH-ja do të fitojë në çdo cep. Jemi duke realizuar projekte të mëdha. Në terren çdo ditë shoh entuziazmin e qytetarëve për ndryshim”, u shpreh Limani.

Ai theksoi se Aleanca për Shqiptarët është forcuar që kur doli nga qeveria, sepse “zgjodhi të drejtën”.

“Politika nuk ndahet më me parti, por me njerëz që duan të mirën e përbashkët. Në tetor do të festojmë së bashku në Gostivar”, përfundoi Limani.

FJALIMI: https://www.transfernow.net/dl/20250626KzHrFZ6d

***
Gadaf Uzairi: Në Gostivar, fitorja kurorëzohet me Valbon Limanin

Sekretari Organizativ i ASH-së, Gadaf Uzairi, nga tubimi në Gostivar u shpreh i mahnitur nga pjesëmarrja masive dhe entuziazmi qytetar.

“Gostivari ka qenë dhe mbetet bastion i ASH-së. Këtu kanë filluar shumë çështje kombëtare. Me Valbon Limanin do të fitojmë që në rrethin e parë”, theksoi Uzairi.

Ai dërgoi një mesazh për VLEN: “Ata që çdo ditë na baltosin, do t’i shohim në tetor – ose s’do t’i shohim fare”.
FJALIMI: https://www.transfernow.net/dl/20250626jAgYKvNF

***
Elfete Ismaili: Gratë dhe të rinjtë, forca që do sjellë fitoren në Gostivar

Kryetarja e Asamblesë së Gruas pranë ASH-së, Elfete Ismaili, theksoi rolin e grave dhe të rinjve në transformimin e qytetit dhe fitoren në zgjedhje.

“Gostivari ka qenë gjithmonë i pari, dhe do mbetet bastion i ASH-së. Zonja dhe zonjusha të Gostivarit, ju nuk jeni vetëm numra – ju jeni forca që sjell fitore”, tha Ismaili.

Ajo u bëri thirrje të rinjve që të marrin përgjegjësi dhe të angazhohen në mënyrë aktive.
FJALIMI: https://www.transfernow.net/dl/202506263qwz4eby

***
Isak Lazami: Kauza kombëtare mbi gjithçka tjetër

Shefi i shtabit politik të ASH-së në Gostivar, Isak Lazami, deklaroi se interesat kombëtare janë vënë përpara atyre partiake.

“Kemi takuar mbi 500 aktivistë në vetëm pak javë dhe kemi themeluar 22 shtabe lokale. Kjo nuk është më vetëm lëvizje partiake, është një mision”, tha Lazami.

Ai falënderoi kryetarin dhe forumet e partisë për vendimin strategjik dhe theksoi nevojën për bashkim dhe angazhim të palëkundur.
FJALIMI: https://www.transfernow.net/dl/20250626Oe2EVtWI