Kandidatja e propozuar për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu është deklaruar para mediave pas dështimit të 28-të për të konstituuar këtë institucion/

“Siç e dini më 1 maj ka filluar propozimi i kryesuesit të seancës konstituive, duke pasur parasysh që kishte disa dështime me votim të hapur”, u shpreh fillimisht ajo.

“Në asnjërën prej këtyre seancave nuk e kemi parë as minimumin e vullnetit të opozitës për të kontribuuar në konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Haxhiu.