Deputeti i betuar I LDK-së, Avdullah Hoti është shprehur i pikëlluar pas vdekjes së Bujar Bukoshit.

Ai thotë se ish-kryeministri në ekzil, dha një kontribut të madh politik dhe kombëtar në shërbim të çështjes së Kosovës.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Qeverisë së Kosovës në ekzil, bashkëthemeluesit të LDK-së dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të presidentit historik Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi. Ai shërbeu si kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil, në periudhën më të vështirë për vendin. Ai dha një kontribut të madh politik dhe kombëtar në shërbim të çështjes së Kosovës”, ka shkruar Hoti në Facebook, njofton Klankosova.tv.

“Ngushëllime familjes Bukoshi, të gjithë atyre që e njohën dhe punuan me të. I përjetshëm qoftë kujtimi për z. Bukoshi”.