Zyra e jashtme për çështje kriminalistike Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër D.R. (71) nga f. Todorovc, komuna e Makedonska Kamenicës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Më 20.05.2025 në f. Kostindoll, komuna e Makedonska Kamenicës, i denoncuari me sharrë motorike ka dëmtuar një shtyllë për përçimin e energjisë elektrike dhe në këtë mënyrë ka shkaktuar rrezik për njerëzit dhe pronën.TS