SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj V.F. (21) nga Gostivari për shkak të dyshimeve të bazuara për veprën penale “mashtrim”.

Gjatë muajit prill të vitit 2025, i denoncuari ka mashtruar një person nga fshati Tumçevishtë duke lidhur një marrëveshje për blerje të një veture. Ai e ka marrë veturën e tipit Audi, me premtimin se do ta dërgonte te një mjeshtër për riparim dhe se deri më 15.04.2025 do të shkonin te noteri për të përfunduar marrëveshjen dhe për të paguar shumën e dakorduar. Megjithatë, ai nuk është paraqitur më, as nuk ia ka kthyer veturën pronarit.