Drejtori i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi, ka reaguar me një postim simbolik në rrjetet sociale, duke cituar vargje nga poezia e Naim Frashërit “Gjuha Jonë”:

“Gjuha jonë, gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël, sa e gjerë,
sa e lehtë, sa e lirë, sa e bukur, sa e vlerë…”

Ky postim vjen si kundërpërgjigje ndaj paralajmërimit të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit për Marrëdhënie Ndërkomunitare, Ivan Stoilkoviq, i cili dje në një intervistë për Kanal 5 deklaroi se do të kërkojë shkarkimin e Idrizit në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, për shkak të përdorimit të vetëm të gjuhës shqipe para mediave dhe jo të maqedonishtes, kur u pyet nga gazetarët maqedonas. Siç bëhet e ditur qeveria sot pritet të mbajë mbledhjen e radhës.