Muzikë, artistë lokalë dhe një ritëm i ri urban në hapësirën më të re urbane – IQOS Store në Tetovë
Për të gjithë përdoruesit e IQOS kemi një lajm të shkëlqyer: më 4 qershor, Tetova do të fitojë një hapësirë të re moderne urbane që ofron më shumë sesa konceptin e një dyqani të zakonshëm – hapet IQOS Store i ri. I vendosur në rrugën “Marshall Tito” nr. 74, hapësira e re do të shkëlqejë zyrtarisht përmes IQOS TetovON – një ngjarje që do të mbahet nga ora 16:00 deri në 22:00 dhe është e hapur për të gjithë konsumatorët e rritur që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij fillimi të ri.
Hapja do të shoqërohet me një atmosferë të paprotokollt dhe të këndshme, me një varg aktivitetesh që ndërthurin artin, muzikën dhe stilin bashkëkohor urban. Për muzikën do të kujdesen DJ Nikk, Blepertace dhe DJ Oki Doki, ndërsa në të njëjtën frymë, një mjeshtër lokal i koktejve do të përgatisë kokteje freskuese të shoqëruara me ushqime të lehta – për një mbrëmje të vërtetë për t’u shijuar.
Gjatë këtij evenimenti, do të realizohet edhe krijimi i muralit “IQOS TetovON”, vepër e artistit të grafiteve nga Tetova – ESIEM, i cili do të zbukurojë dritaren e dyqanit me një shprehje vizuale të njohur që pasqyron shpirtin e qytetit. Njëkohësisht, fotografi Rick Alimi do të jetë i pranishëm për të kapur momentet më interesante nga atmosfera dhe për të përjetësuar një pjesë të energjisë urbane.
Nën temën TetovON, IQOS befasojnë përdoruesit e tyre me një lokacion të ri, si dhe me surpriza shtesë që do të prezantohen për herë të parë më 4 qershor.
Me këtë lokacion të ri, IQOS krijon një hapësirë që nuk është vetëm për përvojë përdorimi, por edhe si një hapësirë moderne për punëtori dhe iniciativa lokale të planifikuara për periudhën verore, me qëllim që të shfrytëzohet plotësisht potenciali krijues i komunitetit IQOS.
Ju presim në një aheng të paharrueshëm me shumë surpriza!
Промо текст: mk.iqos.com