Tre iranianë të akuzuar për spiunazh për agjencinë e inteligjencës izraelite, Mossad, janë ekzekutuar, sipas një agjencie lajmesh iraniane të lidhur me gjyqësorin.

Tre të dyshuarit u ekzekutuan të mërkurën në mëngjes në burgun e Urmisë në zonën kufitare veriperëndimore të vendit me Turiqnë, sipas faqes së lajmeve Mizan Online.

Të dyshuarit dyshohet se kanë kontrabanduar “pajisje për vrasje” në vend nën maskën e një “ngarkese me pije alkoolike”.

Raporti nuk tha se kur u arrestuan të dyshuarit, vetëm se ata u ekzekutuan me akuzat për “luftë kundër Zotit dhe përhapje të korrupsionit në Tokë përmes bashkëpunimit me Izraelin”.

" "

Irani kishte ekzekutuar të paktën tre persona të akuzuar për spiunazh që kur Izraeli nisi operacionin e tij ushtarak kundër Iranit më 13 qershor.