Një sulm raketor iranian, i cili goditi Haifën, dëmtoi xhamitë më të vjetra dhe të dytat më të vjetra të qytetit.

Sulmi dëmtoi Xhaminë Al-Saghir, të ndërtuar në vitin 1761 nga Zahir al-Umar, dhe Xhaminë e Madhe Al Jarina të Haifës, të ndërtuar në vitin 1775, por të zgjeruar nga Perandoria Osmane në vitin 1901, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Presidenti Isaac Herzog dënoi “sulmin e egër” ndaj “një qyteti që qëndron si simbol i bashkëjetesës midis hebrenjve, myslimanëve, të krishterëve, druzëve, çerkezëve dhe baha’i-ve”.

" "

“Ata përpiqen të vrasin izraelitë të të gjitha besimeve – përfshirë myslimanët. Ne do t’i mbrojmë të gjithë izraelitët. Të gjitha besimet”, tha ai.

Ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar akuzoi regjimin iranian se ka synuar xhamitë historike dhe lagjen Wadi Nisnas.

“Regjimi iranian po synon civilët myslimanë, të krishterë dhe hebrenj, si dhe vendet civile. Këto janë krime lufte”, tha Sa’ar.

Ndryshe, dy xhamitë përfaqësojnë disa nga ndërtesat më të vjetra në Haifa.