Sirenat e alarmit u dëgjuan në disa zona të Izraelit mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa ushtria njoftoi për një valë të re sulmesh me raketa të nisura nga Irani.
– Advertisement –
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) deklaruan se sistemi i mbrojtjes ajrore është aktiv dhe po punon për të ndërprerë sulmet iraniane.
Një burim i CNN në Tel Aviv raportoi për shpërthime në qytet, ndërsa një tjetër njofton se në Jerusalem pa një raketë që kalonte mbi qytet.
Ekipet e emergjencës së Izraelit, Magen David Adom (MDA), janë nisur drejt zonave të goditura për të ofruar ndihmën e nevojshme.
“Pas sirenave të dëgjuara së fundmi, ekipet tona po shkojnë për të verifikuar raportet në terren”, tha një zëdhënës i MDA-së.
Policia izraelite konfirmoi se deri më tani nuk janë raportuar të lënduar.
Ushtria njoftoi gjithashtu se banorët mund të largohen nga strehimoret dhe zonat e mbrojtura në të gjithë vendin, pas valës së fundit të sulmeve iraniane që ndodhi të martën në mëngjes.
“Forcat e kërkim-shpëtimit po operojnë në disa pika ku ka raportime për predha të rrëzuara,” deklaruan IDF.
Një autobus, që dukej i bosh, u godit dhe u përfshi nga flakët në qytetin bregdetar qendror të Herzliyas, sipas fotove të publikuara nga shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimit.
Një zëdhënës i bashkisë së Herzliyas konfirmoi se incidenti ndodhi në një parking dhe se forcat e sigurisë dhe stafi lokal janë në vendngjarje.
Një video në mediat sociale tregon një predhë të tymosur të shtrirë në trotuar pranë një automjeti në zonën banimi të Ibthanit në Qarkun Qendror.
Punonjësit e emergjencës kanë shkuar në disa vende të raportuara si të goditura, por Magen David Adom tha se deri tani nuk ka raporte për persona të lënduar nga sulmet.