Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Kosovës, Arbnor Spahiu që u ndalua të dielën nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh, e më pas u dërgua në qendrën e ndalimit në Kanjizë sot pritet të dalë para Gjykatës.

Këtë për portalin rtv21.tv e pati konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

MPJD tha se ish-polici Spahiu po udhëtonte me autobus së bashku me familjen nga Austria drejt Kosovës, në kohën kur u ndalua nga autoritetet serbe.

Sipas MPJD-së, Spahiu pritet të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake sot, në ora 09:00, në Gjykatën Komunale të Kikindës.

Derisa për ndalimin e ish-policit ka njoftuar dje avokati Arianit Koci, i cili ka deklaruar se ka marrë përsipër mbrojtjen e tij.