Të premten, një person në Gjilan, më saktë në rrugën e Prishtinës, është gjetur pa shenja jete.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani për Klankosova.tv, ka bërë të ditur se viktimën mashkull kosovar pa shenja jete, të shtrirë skaj rrugës, e kishin identifikuar tre dëshmitarë.
Të njëjtit, viktimën e kishin dërguar në emergjencën e spitalit.
Me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Sipas tre dëshmitarëve M.K.SH, të cilët edhe e kanë identifikuar viktimën M.K.SH, derisa ishin me veturë në rrugë, skaj rrugës kanë parë viktimën të shtrirë ne tokë dhe të njëjtin e kanë marrë me veturë dhe e kanë dërguar në Emergjencë”, njofton ndër tjerash Hashani. /Klankosova.tv