Në 48 orët e fundit, Izraeli i ka kërkuar administratës Trump t’i bashkohet në luftën kundër iranit për të eliminuar programin e tij bërthamor, sipas dy zyrtarëve izraelitë.
Izraeli nuk ka bomba që shkatërrojnë bunkerët dhe bombardues të mëdhenj të nevojshëm për të shkatërruar impiantin e pasurimit të uraniumit të Iranit në Fordow, i cili është ndërtuar brenda një mali dhe thellë nën tokë.
SHBA i ka të dyja brenda rrezes së fluturimit të Iranit, sipas Axios.
Administrata e presidentit të SHBA-së Donald Trump deri më tani është distancuar nga operacioni izraelit dhe pretendon se do të ishte “e paligjshme” që Irani të hakmerrej me sulme ndaj objektivave amerikane.
Një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Iranit, edhe nëse përfshirja e SHBA-së do të kufizohej në bombardimin e vetëm një vendi, do ta dërgonte Amerikën direkt në luftë.
Një zyrtar izraelit tha se SHBA mund të merrte pjesë në operacion dhe se Trump madje sugjeroi se do ta bënte këtë nëse do të ishte e nevojshme, në një bisedë të kohëve të fundit me kryeministrin Benjamin Netanyahu.
Ndërsa një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e mohoi këtë.
Një zyrtar tjetër amerikan konfirmoi se Izraeli e kishte ftuar administratën Trump të bashkohej me luftën, por tha se Shtëpia e Bardhë aktualisht nuk po e shqyrton këtë.
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se “çfarëdo që të ndodhë sot nuk mund të parandalohet”, duke iu referuar sulmeve izraelite.
“Ne kemi aftësinë për të negociuar një zgjidhje të suksesshme paqësore për këtë konflikt, nëse Irani është i gatshëm. Mënyra më e shpejtë që Irani të arrijë paqen është të heqë dorë nga programi i tij i armëve bërthamore”, shtoi zyrtari i lartë.