Izraeli sulmoi një zonë pranë ndërtesës së Gjysmëhënës së Kuqe në kryeqytetin e Iranit, Teheran, transmeton Anadolu.
Sipas televizionit shtetëror iranian, Izraeli kreu sulm pranë një ndërtese që i përkiste Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane në veri të Teheranit.
Imazhet e publikuara nga Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane treguan tym që ngrihej përreth ndërtesës.
Konflikti filloi me sulmet e dhunshme të Izraelit ndaj Iranit.
Më 13 qershor, Izraeli nisi sulme në shkallë të gjerë duke synuar objektet bërthamore në qytete të ndryshme në Iran, si dhe komandën e lartë ushtarake.
Ndërsa shefi i Shtabit të Përgjithshëm, komandanti i Përgjithshëm i Gardës Revolucionare, disa komandantë të lartë dhe 9 shkencëtarë bërthamorë humbën jetën në sulmet izraelite në Iran, numri total i viktimave midis civilëve u njoftua të jetë 224.
Raportohet se 24 persona u vranë dhe më shumë se 500 të tjerë u plagosën në hakmarrjen e ushtrisë iraniane kundër Izraelit me raketa balistike.
Shumë vende, veçanërisht Turqia, e dënuan Izraelin.