Izraeli njoftoi se ka nisur sulme të reja ajrore në kryeqytetin e Iranit, Teheran, raporton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim ushtria izraelite njoftoi kryerjen e sulmit të ri ajror ndaj Teheranit.
Më tej mbrohet ideja se në sulme janë shënjestruar “pikat ushtarake që i përkasin Iranit në rajonin e Teheranit”.
Sipas informacionit që gazetari i AA-së ka marrë nga rajoni, bëhet e ditur se pranë aeroportit në qytetin Karaj në afërsi të Teheranit janë dëgjuar shpërthime.
Sipas pamjeve të publikuara në mediat sociale, por që ende nuk janë konfirmuar nga autoritetet zyrtare, sulmet izraelite kanë patur në shënjestër rajonin verilindor të Teheranit.
Gazetari i AA-së transmeton se zhurmat e sulmeve të cilat thuhet se janë kryer në verilindje të kryeqytetit, nuk janë dëgjuar nga qendra e Teheranit.
Autoritetet iraniane ende nuk kanë dhënë asnjë deklaratë në lidhje me sulmet e reja ajrore në Teheran.