Sipas mediave ndërkombëtare, përveç një pasagjeri të mbijetuar, një tjetër person i ka shpëtuar për mrekulli aksidentit tragjik të avionit të Air India, fluturimi AI-171, i cili u rrëzua pak minuta pas ngritjes.

Bëhet fjalë për Bhoomi Chauhan, një grua që humbi fluturimin për në Londër vetëm 10 minuta për shkak të trafikut.

Chauhan kishte planifikuar të udhëtonte nga Ahmedabad drejt Londrës, por mbeti jashtë avionit pasi nuk arriti në kohë në aeroport. Në një prononcim për Republic TV, ajo tregoi emocionet e forta që përjetoi pasi mori lajmin për rrëzimin:

“E humba fluturimin vetëm për 10 minuta. Trupi im ende dridhet. Jam e shkatërruar pas asaj që ndodhi. Mendja ime është bosh, nuk po arrij të flas.”

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Duke shprehur mirënjohje për shpëtimin e saj, Chauhan tha:

“Mendoj se Ganpati Bappa më shpëtoi”, duke iu referuar mbrojtjes hyjnore që beson se e ka ndihmuar të shmangë fatkeqësinë.

Ajo kishte ardhur në Indi për pushime pas dy vitesh dhe jeton me bashkëshortin në Londër.

“Vetëm për shkak të atyre dhjetë minutave nuk arrita të hipja në fluturim. Nuk di si ta shpjegoj këtë,” përfundoi Chauhan e prekur.