Janev: Me digjitalizimin është rritur numri i personave të detektuar me urdhër-arreste në vendkalimet kufitare

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, deklaroi se po punohet intensivisht për vendosjen e sistemit “One Stop” në vendkalimin kufitar Tabanovë – Preshevë me Serbinë.
“Po punojmë intensivisht në pjesën me Republikën e Serbisë, është një fazë testimi, mbetet marrëveshjet të kalojnë në të dy parlamentet dhe së shpejti do të merrni informacion se ai sistem do të jetë në funksion, e gjithë kjo do të ndodhë në një të ardhme shumë të afërt”, tha Janev.
Ai kujtoi se tashmë janë vendosur me sukses sisteme “One Stop” në vendkalimet kufitare me Kosovën, në Bllacë dhe Jazhincë.
“Në kontekstin e digjitalizimit, mund të them se shifrat janë solide në mënyrën se çfarë zbulojmë në vendkalimet kufitare, sa njerëz janë zbuluar me urdhër-arreste dhe janë sjellë para drejtësisë, diçka që nuk ishte rasti dy muaj më parë, tha Janev.
Siç paralajmëruan paraprakisht nga Ministria e Punëve të Brendshme, sistemi “One Stop” i cili së fundmi u zbatua me Kosovën në vendkalimin kufitar Bllacë-Hani Elezit, së shpejti do të lëshohet edhe me Republikën e Serbisë, do të vijojë zbatimi edhe me Republikën e Shqipërisë, kështu që Maqedonia do ta ketë zbatuar këtë sistem me të gjitha vendet fqinje që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian.