Janevska: Për futjen e studimeve duale tek ne, shqyrtojmë përvojën e universitetit kryesor gjerman për arsim dual në Manhajm

Një grup prej 60 studentësh dhe profesorësh nga kampusi i Universitetit Shtetëror Dual
Baden-Virtemberg në Manhajm janë në vizitë studimore në Maqedoni, ndërsa nikoqir është
Fakulteti i Makinerisë në Shkup. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska
sot realizoi takim me grupin e studentëve, me të cilën shkëmbyen përvoja në lidhje me
zbatimin dhe efektivitetin e konceptit të arsimit dual .
Janevska theksoi se Maqedonia po e fut këtë koncept në shkollat e mesme profesionale, duke
e përsosur dhe promovuar vazhdimisht atë dhe ka mbështetje të madhe nga kompanitë
gjermane, të cilat me kënaqësi pranojnë të jenë partnerë të shkollave në edukimin praktik të
nxënësve.
„ Në periudhën e ardhshme, do të angazhohemi për futjen e modelit të arsimit dual në
institucionet e arsimit të lartë. Kështuqë, përvoja në këtë universitet gjerman do të jetë me
rëndësi jashtëzakonisht të madhe. Pres që të marrim përsëri mbështetje nga kompanitë
gjermane, në mënyrë që të realizojmë më lehtë qëllimin”, tha Janevska.
Fakulteti i Makinerisë në Shkup informon se tashmë kanë inicuar hapjen e një paraleleje
duale sipas modelit gjerman, që përfaqëson studime 3-vjeçare me praktikë të detyrueshme
për 3 semestra dhe po aq semestra mësimdhënie teorike. Gjithashtu po mendojmë për
zhvillimin e një programi të përbashkët, ndërdisiplinor me Universitetin Shtetëror Dual të
Baden- Virtemberg, i cili do të kombinojë njohuritë akademike dhe trajnimin praktik, me
mundësinë e shkëmbimit të studentëve, projekteve të përbashkëta të mentoruara, si dhe
krijimin e programeve të studimeve pasdiplomike ose programeve të shkurtra të specializuara
me interes të ndërsjellë.
Universiteti Shtetëror Dual Baden- Virtemberg është një institucion kryesor gjerman për
arsimin dual i cili ka nëntë kampuse që kombinojnë trajnimin në vendin e punës dhe
studimet akademike, duke arritur një integrim të ngushtë të teorisë dhe praktikës.
Universiteti u themelua në vitin 1974 dhe aktualisht ka mbi 35,000 studentë.Kampusi
Mannheim-it është i dyti për nga madhësia ,me 6000 studentë me më shumë se 45 programe
studimi dhe 2000 kompani partnere në procesin arsimor.