Maqedonia është nikoqire e Olimpiadës së 29-të Ballkanike të Matematikës për të Rinj, e cila
nga sot deri më 28 qershor mbahet në Qendrën Kulturore "Vëllezërit Milladinovci" në Strugë,
nën organizim të Unionit të Matematikanëve. Në hapje të garës, ministrja e Arsimit dhe
Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, u uroi pjesëmarrësve qëndrim të këndshëm, shumë
miqësi të reja dhe suksese në zgjidhjen e detyrave.
"Ju jeni pasuria e vendeve të cilat i përfaqësoni. Tek ju mbështetet një e ardhme e mirë,
ndërsa familjet dhe mësimdhënësit tuaj kanë meritë të madhe për këtë. Ne – institucionet dhe
politikëbërësit jemi këtu, për të ofruar të gjithë mbështetjen e cila do të mundësojë realizimin
e potencialit tuaj të plotë", tha Jaevska.
Në garë marrin pjesë nxënës të talentuar në matematik deri në moshën 15,5 vjeç nga vendet e
Evropës Juglindore, ndërsa konform rregullave të Organizatës Ndërkombëtare të
Matematikës të Evropës Juglindore, lejohet pjesëmarrja e përfaqësuesve kombëtarë mysafirë
edhe nga vende të tjera të cilat nuk janë anëtare të kësaj organizate.
Olimpiada Ballkanike e Matematikës për të Rinj në Maqedoni organizohet për herë të tretë,
pasi më parë është mbajtur në vitet 2000 dhe 2014. Organizatori i garës, Unioni i
Matematikanëve, për herë të parë këtë vit merr mbështetje financiare nga Ministria e Arsimit
dhe Shkencës.

" "