Një person ka vdekur dhe 100 të tjerë janë shtruar në spital si pasojë e temperaturave përvëluese goditën Japoninë, transmeton Anadolu.

Sipas NHK, 100 persona të moshës 11 deri në 97 vjeç u dërguan në spital në Tokio të enjten me simptoma të dyshuara të goditjes nga nxehtësia.

Një person i moshuar rreth të 90-ve vdiq në qytetin Ikeda, prefektura e Osakas ndërsa tre të tjerë janë në gjendje kritike dhe të rëndë në Tokio.

Sipas Zyrës së mjekut ligjor metropolitan të Tokios, dy persona të moshuar që vdiqën në kryeqytet këtë muaj thuhej se ishin viktima nga goditja e nxehtësisë.

" "

Të martën, të paktën katër persona vdiqën në rajonin Kanto nga nxehtësia, njoftuan mediat lokale.

Disa rajone, përfshirë qytetin Kofu në Japoninë qendrore, Takasaki në prefekturën Gunma, Tokio dhe qytetin Shizuoka në bregdetin jugor të Japonisë, aktualisht po përjetojnë temperatura të larta.