“Jenisherin përdoreni për ndeshjen me Serbinë”/ Balla – opozitës: Ju keni një mallkim të madh që e ka emrin Sali Berisha

Balla: Kolegët e listave të mbyllur të PD nuk e kanë humbur entuziazmin. Jeni plot hare, e plot qeshje. Meqë Flamuri i ka qejf thëniet e mençura, “ju jeni ata që shkoni nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin”. Këta, shkojnë nga humbja në humbje dhe iu rritet entuziazmi, ju uroj t’ju shtohet jeta se në fund të fundit jemi vëllezër shqiptarë. Mos kujtoni që po i merrni shqiptarët për budallenj. Në këtë vend Berisha nuk ka fituar asnjëherë zgjedhje dhe PS ju ka mundur dhe këtu t’ju kujtoj që ju kemi mundur në vota, edhe në 2005, edhe 2009.
Nga 2013, ju kemi mundur, çdo vit e më thellë. Ju problemin nuk e keni me ne. Futët brenda vetes lloj lloj, edhe gjeniun e futbollin. Na gjeni ndonjë numër kontakti që t’ja japim Sylvinjoës, ta përdorim për të fituar ndeshjen me Serbinë. Ua paskemi ne fajin e PD, ku i keni humbur, ku ju shkuan. Unë thashë pse thotë Luli pas çdo humbje ‘lufta vazhdon’… Ja paska mësuar Saliu Lulit. Ju keni një mallkim të madh që e ka emrin Sali Berisha. Ju nuk kuptoni asgjë, jeni disa lodra që jeni turrur për të bërë pis Shqipërinë