Trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho, raportohet se i ka dërguar një ofertë Leroy Sanes, pasi po kërkon ta transferojë atë si lojtar të lirë nga Bayern Munichu.
Sipas Sky Germany, gjiganti turk është i gatshëm që t’i dhurojë Sanes një pagë vjetore prej 15 milionë eurosh, një shifër që reflekton gjendjen e tyre të mirë financiare dhe qëllimin e Mourinhos për të joshur yjet e futbollit evropian.
Edhe rivali i përbetuar i tyre Galatasaray po e përcjell 29-vjeçarin, duke i ofruar një pagë mes 10-12 milionë eurosh.
Derbi i Stambollit mund të zhvendoset së shpejti në tregun e transferimeve, me dy gjigantët turk që po kërkojnë të sigurojnë shërbimet e sulmuesit të talentuar.
Në ndërkohë, klubet nga Arabia Saudite po vazhdojnë t’i përcjellin nga afër zhvillimet dhe besohet se mund të bëjnë një ofertë financiare që do t’i sfidonte klubet evropiane.
Edhe Arsenali është po ashtu në mesin e klubeve që po mban një sy tek situata e gjermanit tek bavarezët.
Pavarësisht situatës së kontratës, Bayerni nuk është i gatshëm që ta lejojë atë të largohet pa luftë.
Kampioni gjerman thuhet se i ka dërguar atij një kontratë të re ku përfshihen bonuse varësisht nga paraqitjet e tij, në përpjekje për ta bindur atë që të qëndrojë.