Këngëtari i njohur, Justin Bieber, ka ndarë në rrejte sociale një mesazh të pa kuptueshëm rreth marrëdhënieve.

Postimi në instagram:

“I lodhur nga marrëdhëniet tranzicionale. Nëse më duhet të bëj diçka që të më duan, kjo nuk është dashuri”, ka shkruar ylli, ka raportuar Page Six.

Ai postimin e ka shoqëruar me dy fotografi të turbullta bardh e zi.

Shumë adhurues i janë përgjigjur përmes komenteve, duke shprehur shqetësimet për yllin 31-vjeçar të popit.

“Është e dukshme që ai po kërkon ndihmë”, ka shkruar njëri.

Ndërkohë një tjetër komentues e ka pyetur se “a po fle sa duhet?” dhe e ka rekomanduar të pushojë.

Të tjerë i kanë shprehur mbështetje duke i thënë se e duan.

Fjalë si “Je shumë i dashur nga ne, jemi këtu” dhe “Të duam Justin”, ishin nëpër të tjera komente.

Postimi i fundit i Bieber vjen pasi disa adhurues kanë pretenduar se ai po duket sikur “po vuan” pasi kishte postuar disa fotografi nga banjoja gjatë ditës së shtunë.

Në këto fotografi, këngëtari i hitit “Baby” shihej duke bërë grimasa të çuditshme në pasqyrë.

“Mund të ma drejtoni gishtin për të metat që kam”, pati shkruar ai në postimet në fjalë.

Një nga adhuruesit e tij, përmes komentimit, i kishte thënë se “është shumë e vështirë ta shoh duke bërë këto sjellje” ndërkohë që ata që e rrethojnë “nuk po e ndihmojnë, pasi që po shihet qartë se po vuan”.

“I dashur. Të lutem shko kërko ndihmë”, pati shkruar një tjetër.

Bieber për herë të parë ka nxitur shqetësim tek adhuruesit kur pati bërë sjellje të çuditshme në muajin shkurt. Ai është parë duke bërë këto sjellje në ngjarjen e hapjes së njërit nga dyqanet e produkteve të bukurisë së brendit të gruas së tij Hailey, “Rhode”.

Në atë kohë adhuruesit pretendonin se ai po përdorte narkotikë, por zëdhënësi i tij e pati mohuar.

Por, ylli nuk është se e ka fshehur përdorimit e marihuanës, pasi ka bërë mjaft postime rreth kësaj çështjeje nëpër rrjete sociale dhe shumë të afërm të tij janë shprehur të shqetësuar për mirëqenien e tij mendore.