Zyra e jashtme e punëve kriminalistike Gostivar ngriti kallëzim penal kundër B.R.(70) nga f.Raven, rrethi i Gostivarit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale „mashtrim“ dhe ,,falsifikimi i dokumentit“. Në mars të vitit 2025 në një objekt hotelerie në Gostivar, i denocuari është paraqitur rrejshëm si riparues i një personi juridik dhe për riparim ka marrë një aparat zjarrfikës dhe e ka kthyer duke e dorëzuar me një kartelë riparimi të falsifikuar, gjë që ishte konstatuar më 03.04.2025 gjatë kontrollit të kryer nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit.TS