SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër Sh.M. (60) dhe E.A. (63), të dy nga Tetova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ushtrimi i transportit publik pa posedimin e licencës”. Më 11.04.2025 në bul. ,,Ilindenska’’ në Tetovë, nëpunësit policorë ushtruan kontroll në automjetin e pasagjerëve “folksvagen golf” me targa të Tetovës, të drejtuar nga i denoncuari i parë, ndërsa më 22.03.2025 në bul. ,,Marshall Tito’’ në Tetovë, u ushtrua kontroll në automjetin e pasagjerëve “Seat Altea” me targa të Tetovës, të drejtuar nga i denoncuari i dytë. Gjatë kontrolleve u konstatua se të dy ushtronin transport publik të udhëtarëve pa poseduar licencën e lëshuar nga organi kompetent.TS