Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Strugë ngriti kallëzim penal kundër A.K. (64) nga f. Veleshtë, rrethina e Strugës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje e energjisë elektrike, energjisë termike ose gazit natyror”. Më 30.04.2025, gjatë një kontrolli të orëmatësve në f. Veleshtë, i punësuari në EVN Maqedoni konstatoi se personi i denoncuar në orëmatës kishte kapërcyer pajisjen matëse, me ç’rast ka marrë tërësisht energji elektrike të paregjistruar drejtpërdrejt nga rrjeti. Me veprime të tilla, EVN-së Maqedoni i është shkaktuar dëm në vlerë prej 239.013 denarë.TS