SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër U.B.A. (25) nga Republika e Turqisë, me banim të përkohshëm në Shtip, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “falsifikimi i dokumentit” dhe “përdorimi i dokumentit me përmbajtje të pavërtetë” dhe kundër S.N.S. (23), A.E. (20) dhe D.B. (24) të gjithë nga Republika e Turqisë, me banim të përkohshëm në Shtip, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përdorimi i dokumentit me përmbajtje të rreme”. Më 27.01.2025 dhe 18.02.2025, i denoncuari U.B.A. në dy raste, për kompensim monetar të denoncuarve S.N.S., A.S. dhe D.B., u ka bërë korrigjime të datave në vulën e hyrjes në shtet, me ç’rast më 18.02.2025 dhe 20.02.2025 në SPB Shtip, të denoncuarit i kanë përdorur dokumentet e falsifikuara për procedurën e marrjes së aktvendimit për qëndrim afatshkurtër prej 90 ditë në shtet.TS