SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër V.F. (21) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”. Gjatë muajit prill të vitit 2025, i denoncuari ka mashtruar një person nga f. Tumçevishtë në mënyrën që kanë lidhur kontratë për shitblerjen e një automjeti pasagjerësh, ia ka marrë automjetin ,,Audi’’, që ta çojë tek mekaniku për riparim dhe se deri më 15.04.2025 do të shkojnë te noteri dhe do t’ia paguajë shumën e dakorduar, por i njëjti as që është paraqitur, as që e ka kthyer automjetin.TS