SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër R.A. (63) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”. Gjatë vitit 2024, një 61-vjeçar nga Tetova është marrë vesh me të denoncuarin që prej tij të blejë një pjesë të objektit për shumën prej 22,000 euro. Ata kanë nënshkruar kontratën dhe i dëmtuari i ka dhënë paratë, dhe pasi që gjeodetët kanë shkuar në objekt për të bërë matjen dhe ndarjen e ndërtesës, R.A., i pakënaqur nga matja i ka përzënë gjeodetët. Deri në denoncimin e ngjarjes në prill të vitit 2025, R.A. nuk lejoi që të bëhet ndarja e objektit, as që ia ka kthyer paratë të dëmtuarit.TS