Kapen 13 shtetas turq në zonën e Strumicës, keqpërdorën qëndrimin e tyre dhe kryenin punime ndërtimore pa leje përkatëse

Më 04.06.2025, nëpunësit policorë të SPB Strumicë në një aksion të përbashkët me nëpunësit policorë të Qendrës rajonale për çështje kufitare Lindje dhe inspektorët e punës kryen kontroll të vendndërtimeve në zonën e Strumicës. Gjatë kontrollit, në dy vende ndërtimi u gjetën 13 shtetas turq, të cilët e keqpërdorën qëndrimin e tyre dhe kryenin punime ndërtimore pa leje përkatëse pune. Kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse.TS