SPB Shtip ngriti kallëzim penal kundër A.S. (35) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe “pengimi i dëshmimit”. Më 29.05.2025 në Shtip, nëpunësit policorë kryen bastisje në shtëpinë e të denoncuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar kokainë, peshore digjitale, një thikë dhe kartëmonedha në vlera të ndryshme. Ndërkohë, i denoncuari hodhi drogën në oborr me qëllim që ta shkatërrojë, por ishte gjetur dhe sekuestruar menjëherë.TS