SPB Ohër ngriti kallëzim penal kundër U.D. (45) nga Ohri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paaurtorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më 08.10.2024, nëpunësit policorë kryen kontroll në banesat në Ohër, të cilat i shfrytëzonte i denoncuari, me ç’rast ishin gjetur dhe sekuestruar marihuanë, kokainë dhe thërrmuese me mbetje të tetra hidrokanabinolit. TS