Bilall Kasami nga VLEN tha se do të kenë kandidatë për kryetarë të komunave në të gjitha komunat me shumicë shqiptare, përfshi Kërçovën. Kasami tha se VLEN ka disa kandidatë si opsion për këtë komunë, ndërsa u shpreh i bindur se në raundin e dytë do të shkojë pikërisht kandidati i tyre.

“Ne jemi të bindur që ai kandidat, do të jetë kandidati i VLEN-it, apo kandidati i përkrahur nga VLEN-i dhe sigurisht që do të përkrahim kandidatin tonë”, shtoi Kasami.