Bilall Kasami tha se VLEN është shndërruar në një lëvizje që po rritet çdo ditë, që siç tha, tani është më e fuqishme se kurrë. Kasami tha se nuk po prezantojnë vetëm një shtab të përgjithshëm, por po hapin një kapitull të ri drejtë fitores së madhe në zgjedhjet lokale.

“Fryma e VLEN e nisur para një viti, se shqiptarët meritojnë më shumë, sot është më e fuqishme se kurrë. Nag një thirrje për ndryshim, ajo është shndërruar në një lëvizje që rritet për ditë me njerëz të zakonshëm por me zemër të madhe”, tha Kasami.