Katër gazetarë të tjerë u vranë në një sulm të ushtrisë izraelite në oborrin e Spitalit Baptist Al-Ahli në Gaza.

Një burim nga sektori i shëndetësisë i cili nuk dëshiron të identifikohet, tha për gazetarin e Anadolus se ushtria izraelite bombardoi oborrin e Spitalit Baptist Al-Ahli në qytetin e Gazës me mjete ajrore pa pilot (dronë).

Në sulmin izraelit u vranë 4 gazetarët, Samir al-Rufai, Sulaiman Haja, Ismail Badah dhe Ahmed Kalja.

Gjithashtu në sulm u plagosën edhe disa gazetarë të tjerë.

Ushtria izraelite, e cila kryen sulme të ashpra në Rripin e Gazës, gjithashtu synon edhe zonat civile si spitalet, shkollat dhe tendat e palestinezëve të zhvendosur.

Palestinezët në Gaza theksojnë se ushtria izraelite i shënjestron në mënyrë të qëllimshme gazetarët “për t‘i frikësuar që bota të mos njoftohet për të vërtetat e ushtrisë izraelite”.

Të paktën 54.607 palestinezë janë vrarë dhe 125.341 të tjerë janë plagosur në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.