Ish-ministri i Arsimit dhe ish-deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar publikisht pas kërcënimeve të bëra ndaj gazetarit të portalit TetovaSot, Nevrij Ademit, duke i cilësuar ato si sulm të rëndë ndaj lirisë së medias dhe demokracisë.

“Cenimi i lirisë dhe kërcënimet serioze ndaj gazetarit Nevrij Ademi nga persona të lidhur me pushtetin është krejtësisht i dënueshëm. Çdo tentativë për të ushtruar trysni mbi mediat përbën kërcënim serioz për parimet demokratike. Këto akte duhet të ndalen dhe të ndëshkohen menjëherë, pa asnjë përjashtim. Mosveprimi i institucioneve i bën ato bashkëpërgjegjëse.” ka reaguar Arber Ademi.

ads.tetovasot.com ads.tetovasot.com

Reagimi i Ademit i bashkohet qëndrimeve të mëhershme të Bujar Osmanit, Faton Ahmetit dhe Aleancës për Shqiptarët, të cilët kanë kërkuar zero tolerancë ndaj presioneve dhe garantimin e sigurisë për gazetarët, sidomos në një periudhë zgjedhore ku transparenca është jetike për demokracinë.