Kim Kardashian ka komentuar me humor pamjen e re të nënës së saj, Kris Jenner, pas spekulimeve të fansave se 69-vjeçarja duket më e re se vajzat e saj.

Në një postim në Instagram, Kim ndau një foto të stilistit të flokëve Chris Appleton me një bluzë ku shkruhej: “Do të kem atë që ka Kris Jenner”, duke e shoqëruar me mesazhin: “Edhe unë, e dashur”.

Kris tërhoqi vëmendjen me fytyrën e saj të rifreskuar gjatë një paraqitjeje në Paris, mes zërave se i është nënshtruar një ndërhyrjeje nga kirurgu i njohur Dr. Steven M. Levine. Përfaqësuesit e saj e konfirmuan më pas këtë, shkruan DailyMail.

Një burim tregoi për DailyMail se ajo po ndryshon edhe garderobën, pasi tani mban masën 6, njësoj si në vitet e 80-ta, dhe ndihet më e sigurt në trupin e saj të ri.

Ndërkohë, fansat spekulojnë se humbja e peshës mund të lidhet me përdorimin e Ozempic, ndonëse Kris më parë ia ka atribuar formën e saj stilit të shëndetshëm të jetesës dhe botoksit.

Jenner ka qenë e hapur për procedurat kozmetike, përfshirë një ndërhyrje për zvogëlimin e veshëve që e ndau me publikun në një episod të “Keeping Up With the Kardashians”.